Panair Arti dhe Punimesh Artizanale
Stenda me disa nga punimet më fine te mjeshtërve nga Tirana & Elbasani. Ejani te geni punime shelgjesh, libra, kukulla, sende me grep, sapunë apo bizhu.
Muzikë
Gipsy Groove
Udhëtimi i Gipsy Groove filloi në vitin 2010, kur Kafu & Mirsad vendosën të bashkohen dhe të fillojnë të luajnë dhe të krijojnë muzikë origjinale. Misioni i tyre që në fillim ishte të rrisnin ndërgjegjësimin për pabarazinë, lirinë e lëvizjes, racizmin, të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Puna e tyre është një përshkrim artistik i jetës reale në Kosovë dhe Ballkan, midis vështirësive dhe gëzimit
Romanipe
Romanipe Band është një grup muzikor bazuar në Tiranë me të rinj romë që mbajnë gjallë traditën e muzikës rome, krijuar më 5 dhjetor në ditën ndërkombëtare të gjuhës rome. Romanipe Band sjell tingujt e këtij komuniteti në zhanre të ndryshme si ajo origjinale dhe në jazz, rock, funk, etj. Ky grup u krijua nga dëshira për të ruajtur traditën dhe gjuhën rome, me vullnet për të sjellë këngët tradicionale rome për t’u shijuar nga kushdo, dhe për të thyer stereotipin që muzika rome është tallava!
Komuniteti Mes Imazheve
Ekspozitë eklsuzive te fotografit Xhemali Moku.
Xhemali Moku
Xhemali Moku ka studiuar mekatronikë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Pasioni për kinomatografinë dhe median, krijuan rrugëtimin e tij në krijimin e videove, reportazheve, dokumentarëve, filma të shkurtër dhe fotografisë, përmes të cilave përcjell vizionin e tij për tema dhe kauza të ndryshme.
Nga lentja e regjisorëve
Ndiqni në Qendërn e Artit Agimi dokumentarë e filma të përzgjedhur nga Eroll Bilibani || DokuFest || që tregojnë jetën e anëtarëve të ndryshëm në botë e Shqipëri si dhe ekspozitë me fotogragi nga Xhemali Moku.
7 Prill
SELITA (71 min)
Unaza madhe e Tiranës kalon në mes të lagjes së romëve në Selitë.
TRAPPED BY LAW (90 min)
Kefaet dhe Selami, dy vëllezër të rinj, artistë të repit të deportuar nga Gjermania në Kosovë. Ata u rritën në Essen, Gjermani me kulturën hip-hop dhe si azilkërkues që nga viti 1988. Kthim apo mërgim? Ndërsa nuk përshtaten atje, ata përpiqen të gjejnë një mënyrë për t'u kthyer në shtëpinë e tyre në Gjermani.
ROMING – NO NETWORK (40 min)
Rrugëtimi i romëve të zhvendosur nga Bregu i Lumit në Shkozë, në qytetin e Tiranës.
8 Prill
TRAPPED BY LAW (90 min)
Kefaet dhe Selami, dy vëllezër të rinj, artistë të repit të deportuar nga Gjermania në Kosovë. Ata u rritën në Essen, Gjermani me kulturën hip-hop dhe si azilkërkues që nga viti 1988. Kthim apo mërgim? Ndërsa nuk përshtaten atje, ata përpiqen të gjejnë një mënyrë për t'u kthyer në shtëpinë e tyre në Gjermani.
SNAJKA: DIARY OF EXPECTATIONS (75 min)
Çifti i sapomartuar kroato-rom, Tea dhe Mirsad, po përpiqen të jetojnë së bashku, në pezull midis pritshmërive nga familjet dhe komunitetet me prejardhje kulturore të papërputhshme që nuk pranojnë diversitet.
THE QUEEN OF SILENCE
Një dokumentar me shpirt muzikor rreth një vajze cigane të shurdhër që bie në dashuri me Bollywood-in.
Kavaleta & Skulptura
Eja ndiq nga afër disa nga punimet më të përzgjedhura të artistëve Dejvi Koci dhe Oktavio Kazanxhiu.
Dejvi Koci Skulptor
Dejvi Koci u lind në Fier dhe po në atë qytet vazhdoi liceun Jakov Xoxa për skulpturë / qeramikë. Më pas ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Tiranës, gjithashtu për qeramikë; edhe pse pikturën e ka shumë për zemër, duke lëvruar çdo fushë të artit nga pak.
Oktavio Kazanxhiu Piktor
Oktavio pikturën e ka nisur që në fëmijëri. Në moshën 11 vjeçare ai filloi kurse të ndryshme pikture, dhe natyrisht vazhdoi liceun. Sot teksa nuk rresht së punuari vazhdon studimet në Akademinë e Arteve për pikturë, interior dhe skenografi.
Genta Beqiri Piktore
Genta Beqiri u rrit në Rrëshen, dhe pikturën e ka dashur që në vegjëli. Ajo ka vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve dhe tanimë ushton zanatin duke marrë pjesë në ekspozita të ndryshme.
“Rrugëtimi”
Premiera e filmit “Rrugëtimi” i cili tregon zhvendosjen e romëve në Tiranë nga Bregu i Lumit në Lanabregas.